BULQIZA LIVE
Bulqiza Live zeri ynė
ForumiPortaliGalleryFAQKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
RUBTIKAT KRYESORE
POLITIKE EKONOMI SOCIALE SHTYPI OPINION DOSSIER KULTURE HISTORI PAKATEGORI MUZIKE ARGETIM HUMOR SPORT BULQIZA
Tema Fundit
» Mallkon Bulqiza
Fri Jul 25, 2008 4:45 pm nga admin

» RRuga e arbit
Fri Jul 18, 2008 11:31 pm nga Anonymous

» Elisa Spiropali
Thu Jul 10, 2008 9:10 am nga admin

» "I ēmenduri" vret gruan nė gjumė
Sat Jul 05, 2008 8:45 am nga admin

» Grevistėt djegin “Pishtari i demokracisė”
Thu Jun 26, 2008 9:55 am nga mira

» Familja Dilan
Mon Jun 23, 2008 8:14 pm nga mira

» Edi Rama kėmbėkryq nė Fushė-Bulqizė
Mon Jun 23, 2008 8:08 pm nga Anonymous

» Rruga e Arbėrit, Skavica, Bulqiza dhe dyshimet e mia...
Thu Jun 19, 2008 12:19 pm nga Anonymous

» Ruli: Minierat alarm pėr sigurine
Wed Jun 18, 2008 9:29 am nga admin

SHTYPI
Degji Live
 
 
 
 

 

TV .Online
VOTONI

http://www.faqetshqiptare.com// http://campus360.sslpowered.com/topfaqet.com/

http://top.argetohu.com/ KosDir.com

Forum
Kush ėshtė nė linjė
1 pėrdorues online: 0 anėtarė 0 tė fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

Anėtarėt e regjistruar Asnjė
Bots : Yahoo!


[ Shiko krejt Listen ]

Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 9 mė Thu Jul 10, 2008 5:08 pm
Social bookmarking
http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/digg.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/delicious.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/reddit.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/stumbleupon.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/slashdot.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/furl.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/yahoo.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/google.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/blinklist.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/blogmarks.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/technorati.gif  

Bookmark and share the address of BULQIZA LIVE on your social bookmarking website
 
MIRESEVINI TEK "BULQIZA LIVE"HAPSIRE E LIRE" PER TE GJITHE 
Elisa Spiropali
Thu Jul 10, 2008 9:10 am nga admin
Keoucet e Dilaverit
Elisa Spiropali
Nė cilin shekull jeton Bulqiza e sotme? Nė tė 17-in apo 21-tin? A ka njė
minimum autoritet tė shtetit dhe njė fije rend nė atė qytet? A ka zbatim
minimal ligjshmėrie? Nė kushtet kur nuk po vidhet dhe grabitet vetėm
“Vlera e Shtuar”, ēka duket qesharake, por i gjithė qyteti, nėn e mbi
tokė, madje bashkė edhe me jetėt e Bulqizakėve, a do tė mundej Marx-i apo
tė tjerė mendimtarė tė Ekonomisė dhe Sociologjisė ta studionin atė gjendje
apo tė bėnin tė paktėn ndonjė pėrshkrim sado tė pėrafėrt?
Bulqiza e sotme kalon ēdo pėrfytyrim. Nėn dhe mbi. Nga jashtė e nga brenda.
Pėr shkak tė shfrytėzimit tė gjatė dhe tė egėr miniera po shembet nga
brenda. Nga jashtė po ndodh hataja. Qindra bulqizakė, tė punėsuar pėr
bukėn e gojės nga persona me liēensa tė marra nė Tiranė, i vėrsulen ēdo
natė njė pllaje nė hyrje tė minierės ku janė grumbulluar mbeturinat e 60
viteve shfrytėzim. Grumbullojnė dhe transportojnė krom. Dikush me mushka
me kosha. Dikush tjetėr mbi shpina fėmijėsh me arka lidhur me litar.
Pamjet dhe ndėrlikimet sociale tė kujtojnė Gold Fever nė Amerikėn e largėt.
Rritja marramendėse e ēmimit tė kromit nė tregun global e ka tronditur
rėndė gjindjen lokale. Skllevėr lokalė tė njė produkti global, e gjithė
Bulqiza ėshtė pėrfshirė nga Krom Fever.
Bulqiza dhe zona e Dibrės ka numrin mė tė vogėl tė investimeve nė 18 vjet
nė krejt Shqipėrinė. Ethet e banorėve tė Bulqizės dhe fshatrave pėrreth
pėr pes’ lek pėr tė mbajtur frymėn po janė tė papėrmbajtshme. Rezistenca
proverbiale e shqiptarit pėr tė mos u alienuar po lufton dhėmb pėr dhėmb
me nevojėn pėr mbijetesė.
Babėzia e banditėve, me ose pa liēenca shfrytėzimi, tė lidhur me fije
pushteti lokal e qėndror, syrit pishė tė tė cilėve nuk i shpėton dot
askush dhe asgjė, gjithashtu s’po njeh kufi, nė mosnjohje ligji dhe nė
sjellje banditeske ndaj banorėve.
Por mė tepėr bėn pėrshtypja indiferenca kriminale e shtetit. Njė tė enjte
pllaja e kromit zuri nėn tė njė punėtor nga njė fshat aty afėr. Sikur tė
mos kishte ndodhur asgjė, pas pak ditėsh, tė hėnėn, puna nė zonėn e
rrezikshme nisi pėrsėri. As kontroll, as verifikim, as bllokim liēense, as
bllokim punimesh, asgjė. Ēfarė ironie, ēfarė papėrgjegjsie, ēfarė
paftyrėsie tė kujtosh se fill pas kėsaj ngjarjeje Ministri i Ekonomisė del
e flet e kėrcėnon pėr heqje liēencash.
Ishte hera e 11-ė e vajtjes sime nė Bulqizė. Tė gjitha herėt kanė qėnė
plot me episode tė ēuditshme tė pashlyeshme dhe meditime tė pazakonta. Sa
duket tė tilla do mbeten edhe nė vajtjet e ardhme. Tashmė jam krejtėsisht
e fasionuar dhe plotėsisht e bindur se njerėzit e minierės sė Bulqizės dhe
vetė miniera e Bulqizės pėrbėjnė njė ēift tė hatashėm simbiotik qė duhet
studiuar nga afėr me shumė kujdes. Po ashtu si zgafellat e panumėrta
labirintike dhe tė rrezikshme tė minierės, mardhėniet njerėzore Bulqiza i
ka edhe mė tė panumėrta, edhe mė tė thella, edhe mė tė vėshtira pėr t’u
eksploruar.
Besoj se njė numėr prej episodeve tė jetuara nė Bulqizė ia vlen tė
tregohen. Kėtė herė zgjodha tė rrėfej diēka qė s’duhet harruar kurrsesi.
I martuar me 4 fėmijė, familiar, fjalėpak, i drejtė, inteligjent, Dilaveri
ėshtė njė minator tipik bulqizak. Po, tė gjitha kėto cilėsi Dilaveri i ka.
Por meqėnėse Dilaverit ndėr deje nuk i rrjedh ujė shiu por gjak njeriu,
madje gjak shqiptari, pėr mė tepėr gjak dibrani, Dilaveri i urtė, i qetė,
i respektueshėm, i vėmėndshėm, ėshtė nė tė njėjtėn kohė, edhe fije bari
edhe shkėmb stralli, edhe ēakmak qė ndez dhe ndizet nga padrejtėsitė,
tmerrohet nga korrupsioni. Dilaveri ka 24 vjet qė punon nė minierė.
Cilėsitė individuale dhe rrethanat e prunė qė Dilaveri tė jetė ndėr tė
parėt dhe kryesorėt gjatė protestave tė vjetshme sindikaliste ndaj
kompanisė lidhur me vdekjet e shumta tė njėpasnjshme nė minierė, kushtet e
punės, pagat etj. Gjatė kėtyre kohėve Dilaveri i ėshtė dashur tė bėjė
udhėtime tė shpeshta Bulqizė-Tiranė-Bulqizė gjatė tė cilave ėshtė takuar
me pronarė minierash, krerė sindikatash, politikanė, qeveritarė, etj.
Dilaveri edhe pse e di se nuk ėshtė qyrku qė bėn njeriun por njeriu
qyrkun, nuk mund t’ia lejojė vetes qė me po ato rroba qė hyn nė minierėn e
errėsirės sė nėntokės tė vejė edhe nė Tiranėn e kafeneve. Prandaj kohėt e
fundit, brenda mundėsive modeste, pak nga pak, sa mundet, Dilaveri po e
pėrmirėson paraqitjen. Paraqitjen e jashtme. Sepse paraqitjen e brendshme
Dilaveri bulqizak e ka ku e ku mė tė mirė se paraqitjen e brendshme tė
hordhisė sė nėpunėsave tė korruptuar kryeqytetas tė cilėt do-s’do duhet
t’i takojė. Mirėpo me paraqitjen e jashtme Dilaverit i ka dalė njė problem
i brendshėm tepėr i madh. Njė brengė e thellė sfilitėse. Njė hall social
gati i padurueshėm. Dilaveri afrohet tė ma thotė hallin torturues me njė
ton tė tillė konfidencialiteti dhe vetpėrmbajtjeje sikur po mė thotė
sekretin e bombės atomike. E dėgjoj dhe s’di ē’tė bėj. Fillimisht mė
qeshet. Pas ca ēastesh mė qahet. Halli i Dilaverit, po ashtu si vet’
Bulqiza, Miniera, Tirana, Shqipėria, Shqiptaria; ėshtė nė tė njėjtėn kohė,
edhe qesharak edhe tejet serioz, edhe fare i vogėl edhe tepėr i madh, edhe
krejt i thjeshtė edhe tmerrėsisht i ndėrlikuar.
Mund tė duket e pabesueshme, por halli i Dilaverit ėshtė se bleu njė palė
kėpucė tė reja.
Nuk ishin tė bukura? Jo. Nuk ishin as tė bukura as tė pabukura. Ishin tė
thjeshta. I ranė tė vogla, ia bėnė kėmbėt me fllucka? Jo. Dilaveri para se
t’i blinte i provoi. Nuk ka Dilaveri aq pare sa tė blejė kėpucė pa i
provuar.
Asnjėra nga kėto. Problemi ishte shumė mė i thellė. Problemi ishte se pasi
i bleu dhe nisi t’i vishte, natyrisht vetėm nė qytet nė Bulqizė dhe pėr
udhėtime nė Tiranė, njė ditė prej ditėsh njė bashkėqytetar bulqizak i
afrohet dhe i thotė….
Dilaveri, nga tėrbimi dhe moskuptimi, nuk ėshtė nė gjendje ta formulojė
qartė, as ēfarė i tha bashkėqytetari atij, as si iu pėrgjigj ai
bashkėqytetarit, bashkėhallexhiut, bashkėvuajtėsit. Por nė thelb, e
pėrmbledhur, pėrmbajtja e bisedės tronditėse ishte kjo; Bashkvuajtėsi dhe
bashkėminatori i vuri nė dukje Dilaverit se nuk kishte bėrė mirė qė kishte
blerė kėpucė tė reja, se tash e tutje bulqizakėt mund tė pėshpėrisnin me
njėri-tjetrin nėpėr kafenera duke shtruar pyetjen madhore ku i gjeti
Dilaveri paratė qė bleu kėpucė tė reja, se mund tė dalėsh nė krye tė
protestave pėr tė drejtat e minatorėve, tė jetėve tė tyre, tė familieve tė
tyre, por duhet patur shumė-shumė kujdes, se, qoftė edhe nė njė qytet tė
rrėnuar pa shtet dhe pa rend si Bulqiza, pasi bėhesh njeri i njohur nuk
mund tė sillesh dosido duke prishur para pa hesap, se nė fund tė fundit,
tė flasim troē, edhe blerja e njė palė kėpucėve tė reja, ėshtė, si tė
thuash, pse jo, shenjė…korrupsioni.
O Perėndi! Ēfarė duhet tė mbathi Dilaveri pėr tė lėvizur nėpėr Bulqizė pėr
t’u takuar me miqtė a pėr tė pirė njė kafe, pėr tė ardhur nė Tiranė pėr
t’u kacafytur me burokratėt? Kėpucė tė shqyera, opinga tė vjetra?
Dilaver, e ke fajin vet. Pse dole nė qytet me kėpucė tė reja qė sapo i
bleve nė dyqan. Pse s’ike nė ndonjė vend sapo dole nga dyqani me kėpucė tė
reja mbathur? Andej nga varrezat e Bulqizės pėr shembull. Tė kryeje njė
rrugė e dy punė. T’u bėje tė fala miqve tė tu minatorėve tė vdekur nga
grykėsia banditeske shtetėrore dhe lokale. T’u thoshe se nė Tiranė
burokratėt shurdha, memeca, qorra, s’kujtohen pėr minatorė as tė gjallė as
tė vdekur. Dhe me kėtė rast tė udhėtimit nė varreza, kur tė vije pėrsėri
nė qytet, tė tė shihnin kritizerat me kėpucė tė reja qė duken si tė vjetra
sepse tė ndotura me baltė tė patharė varri?

Komentet: 0
Sondazh
Si mendoni se ka punuar kryetari i bashkise ne Bulqize per te mbajtur premtimet e dhena?
 Ka punuar shume mire
 Ka punuar mire
 Ka punuar deri diku
 Ka punuar keq
 Ka punuar shume keq
Shiko rezultatin
Top posters
admin
 
mira
 
bulqizaku
 
toni
 
Duriēi
 
September 2008
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Kėrko
 


 Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

"BULQIZA LIVE" eshte konceptuar si nje "Hapsire e Lire" per te gjithe ata qe nuk deshirojne te anetaresohen duke dashur te mbeten anonim. Ju mund te jepni opinione, te diskutoni e debatoni mbi temat qe ju terheqin me shume. Ju mund te postoni shkrimet tuaja ose materiale te shkeputuara nga burime te ndryshme duke vene ne dukje burimin nga e keni shkeputur artikullin perkates, dhe ti publikoni tek "BULQIZA LIVE". "BULQIZA LIVE" mirpret kontributin tuaj. Jepini jete "BULQIZA LIVE"

 
MIRESEVINI TEK "BULQIZA LIVE"HAPSIRE E LIRE" PER TE GJITHE