admin Admin
Anėtarėsuar : 07 Dec 2007 Mesazhe : 30
| Titulli: "I ēmenduri" vret gruan nė gjumė Sat Jul 05, 2008 8:45 am | |
| "I ēmenduri" vret gruan nė gjumė Pas muajsh qetėsie, krimi trondit Dibrėn. Lazam Tafa qėllon pėr vdekje nėnėn e 3 fėmijėve
Njė krim i rėndė ka ndodhur nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm nė Dibėr. Burri ėshtė ēuar nė mes tė natės dhe ka vrarė me sėpatė gruan e tij, ndėrkohė qė ajo ishte nė gjumė. Burime nga Drejtoria e Policisė Dibėr, thanė pėr "Shqip", se ngjarja e rėndė ėshtė regjistruar rreth orės 01:30 tė mėngjesit tė djeshėm, nė fshatin Brest i Epėrm tė Komunės Kastriot nė rrethin e Dibrės. Shtetasi Lazam Tafa, 43 vjeē, ka vrarė me sėpatė gruan e tij, Zelie Tafa, 35 vjeēe, duke e goditur nė kokė, gjė qė i ka shkaktuar asaj vdekjen e menjėhershme.
Po sipas kėtyre burimeve, policia ėshtė njoftuar pėr kėtė ngjarje tė rėndė nga tė afėrmit e vrasėsit dhe ka shkuar menjėherė nė vendngjarje, ku ka vėnė nė pranga 43-vjeēarin Lazam Tafa, i cili nuk ka kundėrshtuar uniformat blu gjatė prangosjes. Burime nga policia thanė se burri ėshtė gjetur pranė trupit tė bashkėshortes sė vdekur kur kanė shkuar ta arrestojnė.
Edhe pse pėr momentin shkaqet qė ēuan nė kėtė krim tė rėndė brenda familjes mbeten pėr tu zbardhur nė tė ardhmen, nga veprimet e para tė grupit hetimor mendohet qė ajo tė jetė shkaktuar nė kushtet e njė depresioni tepėr tė rėndė, nisur edhe nga mėnyra e ekzekutimit tė gruas me sėpatė nė kokė, pikėrisht kur ajo po flinte.
Gjatė ditės sė djeshme, fshati Brest i Epėrm, 12 kilometra larg qytetit tė Peshkopisė, dukej krejt i heshtur. Askush nuk dėshironte tė fliste pėr kėtė ngjarje tragjike, aq mė tepėr familjarėt e bashkėshortėve Tafa.
Njė i moshuar, banor i kėtij fshati, qė nuk dėshironte tė identifikohej, tha se ngjarja ėshtė tepėr e rėndė dhe se ajo mund tė kryhet vetėm po qe se je i ēmendur. "Gjynah pėr gruan qė ishte e re, por gjynah edhe pėr tre fėmijėt qė mbetėn jetimė, pėr nėnė po se po, por edhe pėr babė", tha plaku.
Edhe pse jo zyrtarisht, nga burime konfidenciale, merret vesh se 43-vjeēari vrasės, kohėt e fundit kishte shfaqur shenja tė njė depresioni tė fortė mendor, por nuk ishte kuruar te mjeku asnjėherė. Sipas informacioneve, burri kishte kohė qė grindej pa shkak me gruan dhe tė afėrm tė tjerė, por nuk kishte qenė ndonjėherė aq agresiv sa familjarėt tė merrnin masa pėr ta izoluar.
Krimi nė familje, edhe pse rrallė ka goditur edhe nė Qarkun e Dibrės, ku bėjnė pjesė rrethet, Dibėr, Bulqizė dhe Mat. Kėshtu, ky ėshtė rasti i tretė nė harkun kohor tė 14 muajve kur burrat vrasin gratė dhe ngjarjet kanė ndodhur nga njė pėr secilin rreth. Vrasja e parė e kėtij lloji u shėnua nė maj e vitit tė shkuar nė qytetin e minatorėve, nė Bulqizė. Dashamir Murati i mori jetėn gruas sė tij, Etleva Murati 22 vjeēe, nė shtratin bashkėshortor, duke e mbytur atė me geta pėr fyti, nė kushte tė njė tronditjeje tė thellė psikike.
Njė ngjarje tjetėr e rėndė ndodhi nė nėntor 2007 nė qytetin e Burrelit, ku Ibrahim Lika, 64 vjeē, vrau me kallashnikov brenda nė shtėpi gruan e tij, Fitnete Lika, 55 vjeē, pas njė grindjeje midis tyre. Burri e gjuajti bashkėshorten me dy plumba nė kokė dhe disa orė pas krimit u vetėdorėzua nė policinė e Tiranės, ku kishte shkuar fillimisht pėr tu fshehur.
Rastet
Bulqizė
Mė 29 maj tė vitit tė shkuar, nė Bulqizė, Dashnor Murati i mori jetėn gruas sė tij, Etleva Murati, 22 vjeēe, duke e mbytur me geta nė sy tė fėmijėve
Burrel
Mė 29 nėntor tė vitit 2007, Ibrahim Lika vrau me kallashnikov brenda nė shtėpi gruan e tij, Fitnete Lika, 55 vjeē, pas njė grindjeje midis tyre |
|