mira
Anėtarėsuar : 17 May 2008 Mesazhe : 14
 | Titulli: Sot perseri humbi jeten nje tjeter minator Sat Jun 07, 2008 2:55 pm | |
| [size=24]Sot perseri humbi jeten nje tjeter minator[/size] Sot perseri humbi jeten nje minator. Sot perseri Bulqiza u zgjua ne dite zie. Sot perseri Bulqizes i rikthehet ankthi. Dora e zeze e vdekjes vertitet mbi kte qytet ne kerkim te viktimes se rradhes te cilin nevoja per ti siguruar familjes buken e perditeshme e ēon drejt saj. Vdekja ne Bulqize eshte ulur kembekryq dhe nuk ka ndermend te largohet, dhe askush nuk mund ta largoje sepse ajo ka lidhur kontrate afatgjate me qeverine. Ajo po ndihmon te pasurohen matrapazet xhelate te huaj dhe te vendit. Sot Bulqiza ne heshtje dhe me lot ne sy do te vajtoje viktimen e rradhes e me pas do te perpiqet ti rikthehet jetes, duke marre me vete ankthin qe tanime eshte bere pjese e jetes se tyre. Ndersa matrapazet xhelate indiferente do te kaperdisen lokaleve luksoze duke bere plane te reja per grabitje te reja. Qeveritaret dhe kryeministri do ti leshojne familjes se viktimes nje lemoshe sa per te kaluar rradhen kurse presidenti do te vazhdoje te dekoroje ish persekutoret. Opozita dhe levat e saj do te perpiqen te nxjerrin dhe ata diēka ne dobi te tyre nga kjo tragjedi e rradhes, kurse mediat lajmin e tragjedise se re ne minieren e Bulqizes do ta perciellin si nje lajm rutine te rradhes me sa me pak rrjeshta. 14 te vrare ne kete miniere. Asnje proces gjyqsor ndaj firmes qe shfrytezon minieren. A ka krim me te madh qe mund te bej nje shtet kundrejt qytetareve te vet se sa lenia e tyre ne meshire te fatit? Jo. Nuk eshte miniera ajo qe po ua merr jeten minatoreve, por eshte shteti shqiptar dhe qeveria qe u ka lene dore te lire matrapzeve xhelate te luajne me jeten e qytetareve te vet, duke marre keshtu mbi vete rrolin e kryexhelatit. Sot ēdo qytetar i Bulqizes drejton gishtin akuzues drejt kryeministrit dhe qeverise se tij duke i treguar ata si vrasesit e vertete te birit,babait, vellait, bashkshortit, mikut,shokut te tyre, duke u vene perballe xhelateve te tyre me te vetmen arme qe kane; MALLKIMIN. [img(341px,406px)]http://www.peshkupauje.com/wp-content/uploads/2007/08/bulqiza-4.jpg[/img]
Sot perseri humbi jeten nje teter miantor ne minieren e Bulqizes..... Sot perseri humbi jeten nje tjeter minator ne minieren e bulqizes.... Sot perseri humbi jeten nje tjeter minator i bulqizes..Sot..... [url=http://bulqizalive.forumotion.com/index.htm][color:d0c1=#f90c0c][b]BULQIZA LIVE[/b][/color][/url] |
|
admin Admin
Anėtarėsuar : 07 Dec 2007 Mesazhe : 30
 | Titulli: Re: Sot perseri humbi jeten nje tjeter minator Sun Jun 08, 2008 10:25 am | |
| BULQIZE / ENVER DOĒI
Humbja tragjike e jetės sė Xhevat Bulqizės, ende nė rrethana misterioze, ka ngjallur revoltėn e banorėve tė qytetit verilindor. Ata shprehen se gjendja ėshtė mjaft e rėndė dhe se strukturat e shtetit duhet tė marrin masa pėr ndaljen e vdekjeve nė kėtė qytet. "Na habit fakti, por edhe nė stoqet ku forca tė policisė punojnė pėr ruajtjen e jetės sė njerėzve, vazhdojnė ngjarjet tragjike. Prej dy vjetėsh ėshtė kėrkuar privatizimi i stoqeve pėr tė ndalur shkeljet e rėnda ligjore dhe pėr tė siguruar jetėn e qytetarėve, qė pėr bukėn e gojės janė tė detyruar tė mbledhin krom nė stoqe dhe ta shesin atė nė tregun privat qė lulėzon nė kėtė qytet". Pas reagimit tė banorėve tė Bulqizės janė edhe drejtuesit vendorė, qė kėrkojnė ndaljen e ngjarjeve tė rėnda dhe gjetjen e zgjidhjeve efektive. Kryetari i bashkisė, Roland Keta, nė njė konferencė pėr shtyp ėshtė shprehur se ai ėshtė i mendimit qė stoqet e kromit tė administrohen nga bashkia, duke argumentuar se kjo pasuri ėshtė nė territorin e kėsaj njėsie vendore dhe se janė tė gjitha mundėsitė qė ato tė mirėmenaxhohen nga bashkia. Keta tha se duhen pėrshpejtuar lejet e shfrytėzimit tė minierave e stoqeve dhe tė mos vonohen ato deri gjysmė viti. Kryetari i bashkisė ėshtė shprehur se, megjithė pėrpjekjet e policisė sė Bulqizės nuk janė frenuar dot njerėzit qė ngjiten ēdo ditė nė stoqet e kromit, duke rrezikuar nė ēdo ēast jetėn e tyre dhe personave tė tjerė qė ngjiten nė malet e stoqeve. Kryetari i Bulqizės kėrkoi nga strukturat pėrgjegjėse, veēanėrisht Ministrisė sė Ekonomisė, marrjen e masave qė ngjarjet tragjike tė ndalen. Vdekja e 13 banorėve tė Bulqizės nė stoqet dhe minierat e kromit, ka krijuar njė situatė tė rėndė nė qytetin e varfėr tė Bulqizės. Tashmė vdekja nė kėtė trevė ėshtė diēka e zakonshme. Policia dhe Prokuroria nuk kanė ndaluar apo vėnė para ligjit asnjė person pėrgjegjės. Ajo qė e ka rėnduar mė shumė situatėn, ėshtė fakti se firmat private menjėherė pas aksidenteve kanė deklaruar se viktimat ishin fajtorė, se nuk kanė zbatuar rregullat e sigurimit teknik, se nuk janė treguar tė kujdesshėm etj.
[b]Viktimat[/b]
1. Avni Duriēi 2. Besnik Alliu 3. Zaim Hysa 4. Hysen Elezi 5. Medi Jani 6. Sami Doga 7. Hekuran Gjeta 8. Njazi Alliu 9. Pėrparim Haslika 10. Haki Kotja 11. Novruz Gjoka 12. Mehmet Rami 13. Xhevat Bulqiza |
|
ghjhj Vizitor

 | Titulli: Re: Sot perseri humbi jeten nje tjeter minator Tue Jun 17, 2008 7:04 pm | |
| [color:7fb6=#476c8e]QEMAL MINXHOZI : Bulqiza, njė Gėrdec nė rritje. 6 Qershor 2008[/color] Dje pasdite humbi jetėn njė minator tjetėr nė Bulqizė. Brenda harkut kohor tė njė viti kalendarik mesatarisht nė ēdo tre javė, njė kryefamiljar, njė prind, njė vėlla goditet pėr vdekje nė minierat apo stoqet sipėrfaqėsore tė mbetjeve tė kromit.
Kėshtu plot 15 minatorė janė pėrcjellė me dhimbje tė thellė nė banesėn e fundit nga familjarėt e tyre. Gjithsecili mediton se kush e ka radhėn tani? Nė tė njėjtin intensitet vale shtohet numri i viktimave tė kromit me indiferencės e qeverisė.
Qemal Minxhozi
Shtrohet pyetja se sa tė tjerė duhet tė vdesin qė qeveria tė marrė masa pėr tė siguruar jetėn e njerėzve qė ata tė mos goditen tragjikisht?!
Si ėshtė e mundur tė lejohen ende metoda shfrytėzimi tė mineraleve pa patur as kushtet mė minimale tė disiplinės dhe tė sigurisė tė fronteve tė punės?!
Edhe sa minatorė tė tjerė duhet tė vdesin qė qeveria tė ndalojė shfrytėzimin pa kritere minimale, profesionale tė vendburimeve tė kromit nga firmat pėrgjegjėse me licencė apo pa licencės?!
Edhe sa tė tjerė duhet tė vdesin qė policia dhe prokuroria tė vėnė para pėrgjegjėsisė shkaktarėt e kėsaj gjendje kaotike?!
Nuk e kuptoj se sa funksionon shteti me aksesorėt e tij nė fuqi. Ajo qė po ndodh sot nė Bulqizė nuk i le asgjė mangėt tragjedisė sė Gėrdecit ndoshta me tė vetmin ndryshim qė nė Gėrdec humbėn jetėn 26 vetė pėr dy tre javė ndėrsa nė Bulqizė e Batėrr humbėn jetėn 15 vetė nė harkun kohor tė njė viti. Me kėto ritme dhe me kėtė indiferencė shtetėrore Gėrdeci i Bulqizės po i afrohet dhe do tia kalojė Gėrdecit tė Tiranės.
Si ėshtė e mundur qė Kryeministri nuk shkon pėr tė promovuar nismėn e tij nė Bulqizė dhe tė japė shpjegime se sa e sigurt ėshtė jeta nė Bulqizė, si po luftohet atje, si po lėvizin ryshfetet politike dhe ekonomike pėr tė marrė njė licencė, se si mė mungesė tė shtetit ėshtė kryekanuni dhe jo rrallė herė dhe kallashi.
Pėr sa mė sipėr qė sot kam depozituar kėrkesėn time pėr interpelancė urgjence me kryeministrin Berisha pėr ti kėrkuar atij shpjegime qė ti thotė kuvendit dhe popullit arsyet tė neglizhencės plotėsisht tė verifikueshme tė tij dhe tė qeverisė qė ai drejton lidhur me situatėn mesjetare tė punės nė Bulqizė dhe nė minierat e tjera tė vendit. |
|