b Musafir

| Titulli: Rruga e Arbėrit, Skavica, Bulqiza dhe dyshimet e mia... Thu Jun 19, 2008 12:19 pm | |
| Rruga e Arbėrit, Skavica, Bulqiza dhe dyshimet e mia...Nga BUJAR KAROSHI Nuk kanė kaluar as dy muaj nga dita qė u zhvillua nė Tiranė Kuvendi Tekniko-Shkencor pėr Rrugėn e Arbėrit dhe duket se u ringjallėn shpresat pėr fillimin e ndėrtimit tė saj. Deputetėt dibranė nė Parlamentin shqiptar, folėn nė atė kuvend para 300 burrave, duke e vėnė theksin se qeveria nuk e ka anashkaluar si proces, por njėkohėsisht duke vėnė nė dyshim edhe pjesė tė studimit tė fizibilitetit mbi Rrugėn e Arbėrit. Sali Shehu, deputeti i Bulqizės, tha se nga angazhimet e tij nė Parlament dhe nė qeveri kishte marrė premtimin nga kryeministri aktual, Sali Berisha, se fondet e para tė ndėrtimit tė Rrugės sė Arbėrit do tė jepeshin nė vitin 2009, kohė kur pritet tė pėrfundojė njė nga rrugėt me mė rėndėsi kombėtare aktualisht nė vend, Rruga e Kukėsit. Por, nuk kaluan as dy muaj dhe si njė rrufe nė qiell tė hapur, kryeministri i vendit, z. Sali Berisha, nė mbledhjen e qeverisė tė datės 13 korrik 2007, duke folur pėr buxhetin shtesė tė vitit 2007, theksoi se Fondet e buxhetit suplementar do tė pėrdoren pėr financimin e autostradės Durrės-Morinė, pjesa dėrrmuese e investimit, por do tė pėrdoren edhe pėr dy akse tė tjera rrugore, autostradėn Korēė - Qafė-Pllocė dhe aksin Bllacė Bulqizė, prej 17 kilometrash, Rruga e Arbrit. Mė vonė, nė diskutimet e kėtij projektbuxheti shtesė nė parlament, u fol se shuma e vėnė nė dispozicion pėr Rrugėn e Arbėrit ishte 18 milionė Euro. Meqė ka shumė kohė qė Rruga e Arbėrit mė del dhe nė ėndėrr, u gėzova. Mė shumė mė gėzoi shifra prej 18 milionė eurosh, e mjaftueshme sipas meje, pėr tė ndėrtuar njė rrugė tė standardeve kombėtare. Por ajo qė nuk mė pėlqeu nė kėtė fjalė, ishte pėrmendja e doganės sė Bllacės. Jo vetėm unė, por ēdokush qė ka lexuar e dėgjuar pėr Rrugėn e Arbėrit, e di shumė mirė se ajo nuk del nė Bllacė. Ajo mund tė shkelė nė ēdo vend tjetėr nga Bulqiza nė Tiranė, por nė Bllacė jo. Sipas projektit tė Studimit tė Fizibilitetit, varianti i dytė, i miratuari dhe i firmosuri nga Kėshilli Kombėtar i Rrugėve, rruga nė vendin e quajtur Ura e Cerenecit ndryshon drejtim pėr nga fshati Gjoricė, sipas urės dhe rrugės ekzistuese deri nė fund tė fshatit, ku kalon lumin Drin, i cili pėrbėn fundin e rrugės nė pjesėn shqiptare dhe takon pikėn kufitare me Maqedoninė. Ndėrsa nė variantin e parė, tė diskutuar nė studimin e fisibilitetit, bėhet fjalė pėr pikėn fundore nė doganėn e Bllatės. Ajo qė ėshtė shqetėsuese pėr komunitetin nė kėtė proces ėshtė mungesa e informacionit. A e di qeveria shqiptare variantin e miratuar tė Rrugės sė Arbėrit? A ėshtė qeveria shqiptare e ndėrgjegjshme se Rruga e Arbėrit ėshtė njė nyje e rėndėsishme kombėtare qė i mungon kėtij vendi? A ėshtė e angazhuar qeveria shqiptare dhe institucionet pėrkatėse pėr vėnien nė zbatim tė kėtij projekti tė madh kombėtar? Sigurisht, jam i prirur tė besoj se qeveria ėshtė e ndjeshme ndaj kėtij procesi. Dhe, ndoshta, ata qė merren me pėrgatitjen e dokumentacionit pėr kėtė problem, nisen nga dokumente e botime paraprake, pa marrė parasysh atė qė ėshtė firmosur nė Kėshillin Kombėtar tė Rrugėve nga ish-kryeministri Fatos Nano, nė korrik 2004. Ajo qė mė shton dyshimet e mia pėr jo seriozitet nė kėtė proces ėshtė se, pikėrisht me 13 korrik, minatorėt e Bulqizės iu rikthyen njė greve njėorėshe. Po ta shohėsh mė gjerė, tre gjėrat me rėndėsi kombėtare qė zotėron Dibra (tre gjera tė diskutuara sot, se Dibra ka shumė) nuk janė marrė seriozisht asnjėherė nga qeveria qė e ka drejtuar kėtė vend nė 17 vitet e fundit. E para ėshtė miniera e Bulqizės, kėtė pasuri kombėtare qė qeveria ua ka falur firmave fantazmė qė sdihet nga vijnė e ēfarė bėjnė nė kėtė qytet tė pėrvuajtur. Akoma kėsaj dite nuk ėshtė bėrė publike njė kontratė e qeverisė shqiptare me koncensionarin qė shfrytėzon minierėn. Jo mė tė bėhet fjalė pėr bėrjen publike tė kontrolleve qeveritare apo institucioneve tė tjera, tė cilat prej kohėsh e kanė nxjerrė koncensionarin me shkelje ligjore, duke mos realizuar investimet e premtuara, por vetėm duke shfrytėzuar nė maksimum njerėzit dhe nėntokėn e kėtij qyteti. Vetėm kur del nė pah kriza, si ajo e grevės apo ndonjė debat shterp nė parlament, pėrmenden shifra si: [/size]x [size=9]milionė investime e x milionė pėr sigurinė, por asnjėherė se kur kėto firma duhet tė vihen pėrpara pėrgjegjėsisė pėr mosrealizimin e asaj qė kanė nėnshkruar nė kontratė. Por kur ska kontratė tė njohur publikisht, natyrisht nuk ka edhe pėrgjegjėsi. Faji pėr varfėrinė qė ka mbuluar qytetin e ngritur mbi pasurinė mbetet gjithmonė jetim. Sė dyti, sjellim shembullin e Hidrocentralit tė Skavicės. Sa herė vendi zhytet nė krizė energjetike, specialistė tė fushės ia hedhin fajin mungesės sė investimeve, duke argumentuar se nė kėto 17 vjet nuk kemi ndėrtuar asnjė hidrocentral, asnjė termocentral apo ndonjė burim tjetėr energjie, nuk kemi ndėrtuar Skavicėn e planifikuar qė nė vitin 1980, etj. Madje, edhe ato firma qė ofrohen pėr ta ndėrtuar nė prag tė kėtyre krizave, ose janė tė dyshimta nė arenėn ndėrkombėtare, ose qeveria shqiptare nuk bėn asnjė pėrpjekje serioze pėr tė afruar investitorė seriozė nė kėtė fushė. Jo mė tė bėhet fjalė pėr projekte zhvillimi e ndėrtimi, pėr tė mbyllur ciklin e hidrocentraleve mbi Drin, sipas njė projekti kaskadė. Kam dyshimet e mia, se nė njė moment krize qė do thellohet mė shumė nė ditėt qė vijnė, njė koncensionar si ai i minierės sė Bulqizės do tė shfaqet nė horizont, duke pėrmbytur Dibrėn dhe duke shtuar njė qytet tjetėr nė varfėri. Sė treti, investimet gjysmake, kėtė radhė nga Qeveria pėr Rrugėn e Arbėrit, mė shtojnė dyshimet se pėr Dibrėn e mė gjerė nuk ka projekte serioze. Investimet gjysmake nė Rrugėn e Arbėrit nuk do tė na ēojnė askund. Nuk do tė kemi kurrė Rrugėn e Arbėrit tė ėndėrruar e tė kėrkuar. Do tė kemi vetėm njė rikonstruksion sa pėr tė na hedhur hi syve, sa pėr tė na thėnė se kishit njė rrugė qė shkon mespėrmes veriut tė Shqipėrisė pėr nė Dibėr, dikur me gropa, tani e asfaltuar. Premtime tė tilla pėr ndėrtimin e zhvillimin nė Dibėr nuk i shėrbejnė asaj dhe nuk janė pėr integrimin e rajonit. Projektet gjysmake tė shfrytėzimit tė minierės sė Bulqizės kanė vėrtetuar sot e kėsaj dite se Bulqiza ėshtė zhytur vetėm nė varfėri, projektet gjysmake dhe jo serioze kanė vėrtetuar gjithashtu se Skavica nuk do ndėrtohet, aq mė keq nėse ndėrtohet nga firma ndėrkombėtarisht tė dyshimta dhe, realizimi i projekteve gjysmake pėr Rrugėn e Arbėrit do tė ēojnė nė mosndėrtimin e saj sipas standardeve ndėrkombėtarė, por njė realizim i cunguar i saj, qė sdo tė bėjė gjė tjetėr veē do mbajė Dibrėn tė pa integruar e tė pa zhvilluar, si deri mė sot. Ndoshta shumė prej lexuesve nuk do jenė dakord me dyshimet e mia. Unė
bashkohem me ta: Qofsha i gabuar! |
|