admin Admin
Anėtarėsuar : 07 Dec 2007 Mesazhe : 30
| Titulli: Elisa Spiropali Thu Jul 10, 2008 9:10 am | |
| Keoucet e Dilaverit Elisa Spiropali Nė cilin shekull jeton Bulqiza e sotme? Nė tė 17-in apo 21-tin? A ka njė minimum autoritet tė shtetit dhe njė fije rend nė atė qytet? A ka zbatim minimal ligjshmėrie? Nė kushtet kur nuk po vidhet dhe grabitet vetėm Vlera e Shtuar, ēka duket qesharake, por i gjithė qyteti, nėn e mbi tokė, madje bashkė edhe me jetėt e Bulqizakėve, a do tė mundej Marx-i apo tė tjerė mendimtarė tė Ekonomisė dhe Sociologjisė ta studionin atė gjendje apo tė bėnin tė paktėn ndonjė pėrshkrim sado tė pėrafėrt? Bulqiza e sotme kalon ēdo pėrfytyrim. Nėn dhe mbi. Nga jashtė e nga brenda. Pėr shkak tė shfrytėzimit tė gjatė dhe tė egėr miniera po shembet nga brenda. Nga jashtė po ndodh hataja. Qindra bulqizakė, tė punėsuar pėr bukėn e gojės nga persona me liēensa tė marra nė Tiranė, i vėrsulen ēdo natė njė pllaje nė hyrje tė minierės ku janė grumbulluar mbeturinat e 60 viteve shfrytėzim. Grumbullojnė dhe transportojnė krom. Dikush me mushka me kosha. Dikush tjetėr mbi shpina fėmijėsh me arka lidhur me litar. Pamjet dhe ndėrlikimet sociale tė kujtojnė Gold Fever nė Amerikėn e largėt. Rritja marramendėse e ēmimit tė kromit nė tregun global e ka tronditur rėndė gjindjen lokale. Skllevėr lokalė tė njė produkti global, e gjithė Bulqiza ėshtė pėrfshirė nga Krom Fever. Bulqiza dhe zona e Dibrės ka numrin mė tė vogėl tė investimeve nė 18 vjet nė krejt Shqipėrinė. Ethet e banorėve tė Bulqizės dhe fshatrave pėrreth pėr pes lek pėr tė mbajtur frymėn po janė tė papėrmbajtshme. Rezistenca proverbiale e shqiptarit pėr tė mos u alienuar po lufton dhėmb pėr dhėmb me nevojėn pėr mbijetesė. Babėzia e banditėve, me ose pa liēenca shfrytėzimi, tė lidhur me fije pushteti lokal e qėndror, syrit pishė tė tė cilėve nuk i shpėton dot askush dhe asgjė, gjithashtu spo njeh kufi, nė mosnjohje ligji dhe nė sjellje banditeske ndaj banorėve. Por mė tepėr bėn pėrshtypja indiferenca kriminale e shtetit. Njė tė enjte pllaja e kromit zuri nėn tė njė punėtor nga njė fshat aty afėr. Sikur tė mos kishte ndodhur asgjė, pas pak ditėsh, tė hėnėn, puna nė zonėn e rrezikshme nisi pėrsėri. As kontroll, as verifikim, as bllokim liēense, as bllokim punimesh, asgjė. Ēfarė ironie, ēfarė papėrgjegjsie, ēfarė paftyrėsie tė kujtosh se fill pas kėsaj ngjarjeje Ministri i Ekonomisė del e flet e kėrcėnon pėr heqje liēencash. Ishte hera e 11-ė e vajtjes sime nė Bulqizė. Tė gjitha herėt kanė qėnė plot me episode tė ēuditshme tė pashlyeshme dhe meditime tė pazakonta. Sa duket tė tilla do mbeten edhe nė vajtjet e ardhme. Tashmė jam krejtėsisht e fasionuar dhe plotėsisht e bindur se njerėzit e minierės sė Bulqizės dhe vetė miniera e Bulqizės pėrbėjnė njė ēift tė hatashėm simbiotik qė duhet studiuar nga afėr me shumė kujdes. Po ashtu si zgafellat e panumėrta labirintike dhe tė rrezikshme tė minierės, mardhėniet njerėzore Bulqiza i ka edhe mė tė panumėrta, edhe mė tė thella, edhe mė tė vėshtira pėr tu eksploruar. Besoj se njė numėr prej episodeve tė jetuara nė Bulqizė ia vlen tė tregohen. Kėtė herė zgjodha tė rrėfej diēka qė sduhet harruar kurrsesi. I martuar me 4 fėmijė, familiar, fjalėpak, i drejtė, inteligjent, Dilaveri ėshtė njė minator tipik bulqizak. Po, tė gjitha kėto cilėsi Dilaveri i ka. Por meqėnėse Dilaverit ndėr deje nuk i rrjedh ujė shiu por gjak njeriu, madje gjak shqiptari, pėr mė tepėr gjak dibrani, Dilaveri i urtė, i qetė, i respektueshėm, i vėmėndshėm, ėshtė nė tė njėjtėn kohė, edhe fije bari edhe shkėmb stralli, edhe ēakmak qė ndez dhe ndizet nga padrejtėsitė, tmerrohet nga korrupsioni. Dilaveri ka 24 vjet qė punon nė minierė. Cilėsitė individuale dhe rrethanat e prunė qė Dilaveri tė jetė ndėr tė parėt dhe kryesorėt gjatė protestave tė vjetshme sindikaliste ndaj kompanisė lidhur me vdekjet e shumta tė njėpasnjshme nė minierė, kushtet e punės, pagat etj. Gjatė kėtyre kohėve Dilaveri i ėshtė dashur tė bėjė udhėtime tė shpeshta Bulqizė-Tiranė-Bulqizė gjatė tė cilave ėshtė takuar me pronarė minierash, krerė sindikatash, politikanė, qeveritarė, etj. Dilaveri edhe pse e di se nuk ėshtė qyrku qė bėn njeriun por njeriu qyrkun, nuk mund tia lejojė vetes qė me po ato rroba qė hyn nė minierėn e errėsirės sė nėntokės tė vejė edhe nė Tiranėn e kafeneve. Prandaj kohėt e fundit, brenda mundėsive modeste, pak nga pak, sa mundet, Dilaveri po e pėrmirėson paraqitjen. Paraqitjen e jashtme. Sepse paraqitjen e brendshme Dilaveri bulqizak e ka ku e ku mė tė mirė se paraqitjen e brendshme tė hordhisė sė nėpunėsave tė korruptuar kryeqytetas tė cilėt do-sdo duhet ti takojė. Mirėpo me paraqitjen e jashtme Dilaverit i ka dalė njė problem i brendshėm tepėr i madh. Njė brengė e thellė sfilitėse. Njė hall social gati i padurueshėm. Dilaveri afrohet tė ma thotė hallin torturues me njė ton tė tillė konfidencialiteti dhe vetpėrmbajtjeje sikur po mė thotė sekretin e bombės atomike. E dėgjoj dhe sdi ētė bėj. Fillimisht mė qeshet. Pas ca ēastesh mė qahet. Halli i Dilaverit, po ashtu si vet Bulqiza, Miniera, Tirana, Shqipėria, Shqiptaria; ėshtė nė tė njėjtėn kohė, edhe qesharak edhe tejet serioz, edhe fare i vogėl edhe tepėr i madh, edhe krejt i thjeshtė edhe tmerrėsisht i ndėrlikuar. Mund tė duket e pabesueshme, por halli i Dilaverit ėshtė se bleu njė palė kėpucė tė reja. Nuk ishin tė bukura? Jo. Nuk ishin as tė bukura as tė pabukura. Ishin tė thjeshta. I ranė tė vogla, ia bėnė kėmbėt me fllucka? Jo. Dilaveri para se ti blinte i provoi. Nuk ka Dilaveri aq pare sa tė blejė kėpucė pa i provuar. Asnjėra nga kėto. Problemi ishte shumė mė i thellė. Problemi ishte se pasi i bleu dhe nisi ti vishte, natyrisht vetėm nė qytet nė Bulqizė dhe pėr udhėtime nė Tiranė, njė ditė prej ditėsh njė bashkėqytetar bulqizak i afrohet dhe i thotė
. Dilaveri, nga tėrbimi dhe moskuptimi, nuk ėshtė nė gjendje ta formulojė qartė, as ēfarė i tha bashkėqytetari atij, as si iu pėrgjigj ai bashkėqytetarit, bashkėhallexhiut, bashkėvuajtėsit. Por nė thelb, e pėrmbledhur, pėrmbajtja e bisedės tronditėse ishte kjo; Bashkvuajtėsi dhe bashkėminatori i vuri nė dukje Dilaverit se nuk kishte bėrė mirė qė kishte blerė kėpucė tė reja, se tash e tutje bulqizakėt mund tė pėshpėrisnin me njėri-tjetrin nėpėr kafenera duke shtruar pyetjen madhore ku i gjeti Dilaveri paratė qė bleu kėpucė tė reja, se mund tė dalėsh nė krye tė protestave pėr tė drejtat e minatorėve, tė jetėve tė tyre, tė familieve tė tyre, por duhet patur shumė-shumė kujdes, se, qoftė edhe nė njė qytet tė rrėnuar pa shtet dhe pa rend si Bulqiza, pasi bėhesh njeri i njohur nuk mund tė sillesh dosido duke prishur para pa hesap, se nė fund tė fundit, tė flasim troē, edhe blerja e njė palė kėpucėve tė reja, ėshtė, si tė thuash, pse jo, shenjė
korrupsioni. O Perėndi! Ēfarė duhet tė mbathi Dilaveri pėr tė lėvizur nėpėr Bulqizė pėr tu takuar me miqtė a pėr tė pirė njė kafe, pėr tė ardhur nė Tiranė pėr tu kacafytur me burokratėt? Kėpucė tė shqyera, opinga tė vjetra? Dilaver, e ke fajin vet. Pse dole nė qytet me kėpucė tė reja qė sapo i bleve nė dyqan. Pse sike nė ndonjė vend sapo dole nga dyqani me kėpucė tė reja mbathur? Andej nga varrezat e Bulqizės pėr shembull. Tė kryeje njė rrugė e dy punė. Tu bėje tė fala miqve tė tu minatorėve tė vdekur nga grykėsia banditeske shtetėrore dhe lokale. Tu thoshe se nė Tiranė burokratėt shurdha, memeca, qorra, skujtohen pėr minatorė as tė gjallė as tė vdekur. Dhe me kėtė rast tė udhėtimit nė varreza, kur tė vije pėrsėri nė qytet, tė tė shihnin kritizerat me kėpucė tė reja qė duken si tė vjetra sepse tė ndotura me baltė tė patharė varri? |
|