admin Admin
Anėtarėsuar : 07 Dec 2007 Mesazhe : 30
 | Titulli: Eko nė Tiranė pėr banorėt e Bulqizės Sun May 18, 2008 12:39 pm | |
| [b]Eko nė Tiranė pėr banorėt e Bulqizės[/b]
Nga Sidrit Bulqiza
Presidentja e fondacionit Fėmijėt shqiptarė, Liri Berisha, ka premtuar njė eko nė emėr tė fondacionit tė saj pėr fėmijėt e Bulqizės, e cila nė tė vėrtetė nuk iu ėshtė dhuruar atyre. Emisioni investigativ Fiks fare dėshmoi dje se zonja Berisha ka spekuluar publikisht, duke prezantuar njė aparat eko-je pėr dhuratė, i cili, nė tė vėrtetė, nuk gjendet nė Bulqizė, por nė Tiranė. Gazetarėt e emisionit Fiks fare kanė intervistuar kryetarin e bashkisė, i cili ka pranuar se nuk ka mjek tė specializuar pėr eko nė spitalin e Bulqizės, si dhe drejtorin e spitalit, Fatos Hoxha, i cili pranon se eko-ja gjendet nė Tiranė. Skandali ka nervozuar pacientėt e spitalit dhe banorė tė Bulqizės qė e kanė marrė seriozisht gjestin bamirės, duke shkuar tė vizitohen nė spital. Siē ėshtė bėrė e njohur nė datėn 2 maj 2008, zonja Berisha, si kryetare e fondacionit Fėmijėt shqiptarė i dhuroi spitalit tė Bulqizės njė aparaturė eko-je. Mirėpo, siē dėshmoi dje investigimi i gazetarit tė Fiks Fare, eko-ja ishte e maternitetit tė Tiranės dhe u la vetėm 3 orė nė Bulqizė, sapo mbaruan vizitat falas qė kryen mjekėt qė erdhėn nga Tirana. Vetė drejtuesit lokalė tė shėndetėsisė nė Bulqizė dėshmuan se aparatura qė treguan gjatė ceremonisė ishte sa pėr demonstrim. Eko-ja e vėrtetė ėshtė nė Tiranė dhe nuk ka lėvizur asnjėherė qė atje. Sipas tyre, pritet qė dy mjekė tė Bulqizės tė specializohen pėr ta pėrdorur kėtė aparaturė. Ndėrkohė, fondacioni i drejtuar nga zonja Berisha i dhuroi po spitalit tė Bulqizės disa pako me ndihma, tė cilat, siē dėshmonte kamera e emisionit, shpėrndaheshin me furgonin e policisė. Tė gjitha kėto detaje dėshmojnė se, mė shumė sesa pėr Bulqizėn, zonja Berisha ėshtė angazhuar nė njė fushatė imazhi qeveritar, e cila me gafa tė tilla rrezikon ta dėmtojė mė shumė qeverinė. Disa javė mė parė, zonja Berisha ka dhėnė njė intervistė rreth tragjedisė sė Gėrdecit, ku shpjegonte se burri i motrės sė saj punonte si punėtor ngarkim-shkarkimi nė Gėrdec dhe se zoti Berisha nuk dinte gjė pėr kėtė. Intervista shkaktoi reagime tė ashpra kundėr saj dhe zotit Berisha. Shtypi akuzoi djalin e kryeministrit, Shkėlzen Berisha, si tė lidhur me biznesin e Gėrdecit dhe si punėsues tė kuantit tė zonjės Berisha. Fondacioni Fėmijėt shqiptarė ėshtė bėrė i njohur vitet e fundit, pėr shkak tė projekteve tė tij pėr tė ndihmuar fėmijėt talasemikė. Ai shpesh i siguron fondet pėrmes ballove bamirėse ose kontributit tė biznesmenėve shqiptarė. |
|